Kërko
Identifikohu
Top posters
| Admin | ||||
| Unstoppable | ||||
| JaSm!n | ||||
| NoRii | ||||
| jasiqi | ||||
| toniii |
Tema Fundit
Gjellera Te Ndryshme!

Unstoppable- Numri i postimeve: 31
Points: 10037
Registration date: 12/10/2009
- Post n°1
Gjellera Te Ndryshme!
Ketu Do Te Postoni Recepta Per Gjellera Te Ndryshme Shqiprare!

Unstoppable- Numri i postimeve: 31
Points: 10037
Registration date: 12/10/2009
- Post n°2
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Patëllxhanë të mbushur
Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg, qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle, hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.
Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.

- Post n°3
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Lakror me miell misri
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle.
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.

- Post n°4
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Byrek me spinaq
Për 4-5 persona duhen:Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper.
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.

- Post n°5
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Tavë me peshk
Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

- Post n°6
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Petulla me kos
Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.
Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

- Post n°7
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Kukurec
Për 4-5 persona duhen:
Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.
Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.

- Post n°8
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Musaka me patate [2]
Prisni patatet në feta të rrumbullakta ose përafërsisht të tilla. Përgatitni beshamelën duke skuqur miellin me pak gjalpë dhe duke i shtuar pak nga pak qumështin ku keni hedhur më parë vezën e plotë, të rrahur si për omletë. Kujdesuni që mielli të mos krijojë kokrriza, duke e përzier vazhdimisht. Në një tigan skuqni qepën e grirë dhe shtojini salcën. Hidhini gjysmë gote ujë dhe lëreni të ziejë. Në një tavë të lyer me vaj, në formë shtresash vendosni një pjesë të patateve, një pjesë të proshutës ose sallamit, të salcës e të djathit kaçkavall, kripë e piper. Përsëritini shtresat duke u kujdesur që t'ju ngelen patate për atë të sipërmen. Në fund, hidhini beshamelën dhe piqeni në furrë, në temperaturë 200 gradë. Në mënyrë që shtresat të mos prishen, priteni kur të jetë ftohur pak.
1 kg patate, 150 g djath kaçkavall në feta, 150 g proshutë ose sallam në feta, 1 qepë, Salcë, 1 vezë, 300 g qumësht, 2 lugë miell, Kripë, Piper.

- Post n°9
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Musaka me patate [1]
Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhanë kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote çaji, vezë 1 kokërr, kaçkavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

- Post n°10
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Mish dashi në tavë Korçe [2]
Për këtë tavë (tepsi), në stinë të ndryshme, përdoren zarzavate të ndryshme.
Pritet mishi në copa të mëdha, thahet me letër guzhine, hidhet të skuqet në një tenxhere ku është hedhur gjalpi, pastaj hidhet ujë dhe kripë, ku lihet të ziejë për gjysëm ore.
Qepët dhe të gjitha zarzavatet, priten në copa (kubik), dhe hidhen në një tavë (tepsi). Sipër hidhet mishi me lëngun e mbetur nga zierja.
Në fund hidhet vaji, majdanozi i grirë, dafina, piperi i zi, dhe pasi përzihen mirë, futen në furrë për tu pjekur. Gjatë pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet përzihen në mënyrë që të piqen mirë.
Shërbehet e ngrohtë.
Për stinën e verës:
500gr. mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpë, 4 speca, 2 qepë mesatare, 3 patëllxhana të zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufë majdanoz, 1 gjethe dafinë, kripë, piper i zi.

- Post n°11
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Manti Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak krypë për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, krypë, vaj, piper i zi.
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, krypë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, krypë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

- Post n°12
Re: Gjellera Te Ndryshme!
Trahana
Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë gjelle krypë.
Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe krypë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtë.

» RENIA E MURIT/Bisedat e fshehta të Bushit me Kohlin
» Nikolo Makiaveli, ai që ndau përfundimisht politikën nga morali
» Konspiracion apo epidemi?
» Kurorë me mish qengji
» Akullore në enë akulli...
» Zgjimi i shpirtit
» Nxitje Për Vepra Të Mira
» Mos e nënçmoni veten