www.prizreni.co.nr

Pershendetje i/e nderuar per te pare temat e forumit regjistrohuni.
Forumi yne tani me mund te shihet vetem nese jeni i regjistruar.

Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Top posters

Admin
 
Unstoppable
 
JaSm!n
 
NoRii
 
jasiqi
 
toniii
 

Tema Fundit

» Kontributi i muslimaneve ne shkencë
Fri Nov 20, 2009 5:25 pm nga Admin

» RENIA E MURIT/Bisedat e fshehta të Bushit me Kohlin
Fri Nov 20, 2009 5:07 pm nga Admin

» Nikolo Makiaveli, ai që ndau përfundimisht politikën nga morali
Fri Nov 20, 2009 5:00 pm nga Admin

» Konspiracion apo epidemi?
Fri Nov 20, 2009 4:52 pm nga Admin

» Kurorë me mish qengji
Tue Nov 17, 2009 10:38 pm nga Admin

» Akullore në enë akulli...
Tue Nov 17, 2009 10:36 pm nga Admin

» Zgjimi i shpirtit
Tue Nov 17, 2009 10:19 pm nga Admin

» Nxitje Për Vepra Të Mira
Tue Nov 17, 2009 10:18 pm nga Admin

» Mos e nënçmoni veten
Tue Nov 17, 2009 10:17 pm nga Admin

Gallery


  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Agim Ramadani

Share

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve: 93
Age: 18
Points: 11144
Registration date: 11/12/2008

Agim Ramadani

Mesazh nga Admin prej Sat Apr 11, 2009 12:52 pm

Agimi me të arritur në bazë, paralelisht kryen disa detyra e funksione të rëndësishme me përgjegjësi të vecantë ushtarake: si në stërvitjen e të rinjve që radhiteshin në radhët e UCK, forcë kjo e v...
Agimi me të arritur në bazë, paralelisht kryen disa detyra e funksione të
rëndësishme me përgjegjësi të vecantë ushtarake: si në stërvitjen e të
rinjve që radhiteshin në radhët e UCK, forcë kjo e vërtetë ushtarake që
mori përsipër clirimin definitiv të Kosovës nga hordhitë policoro-ushtarake
serbe. Agimi me brigadën e tij luftarake zhvilloi aksione të guximshme nga
afërsia kundër njësive armike, që ishin shumë më të përgatitura teknikisht,
por jo edhe moralisht.
Me 21 qershor 1998 u bë formimi i Brigadës 134 dhe një ditë më vonë u
mbajt mbledhja e parë e Brigadës 131, komandant i së cilës u caktua Rustem
Berisha, ndërsa zëvendës komandant Agim Ramadani. Aksionet e shumta që
zhvilloi kjo brigadë janë aq të dokumentuara, sa sot janë përjetësuar edhe
në këngët e popullit të asaj ane. Pra trimave të kësaj brigade populli
filloi t'u këndojë edhe për së gjalli.
Me 24 qershor të vitit 1998 në Jasiq arrin të depërtojë dhe vendoset
Brigada e 131 në mënyrë që vetëm 2 muaj më vonë, me 8 gusht po të atij
viti, në luftime të rrepta kjo brigadë, ku Agimi ishte zëvendës brigade dhe
kryeshef i shtabit operativ, në një luftë të rreptë që zhvillohet në Zhare,
të nxjerr nga radhët e armikut disa të vrarë në mesin e të cilëve edhe një
major, një kapiten dhe një rreshter, si dhe dhjetëra të plagosur sa armiku
nuk arriti as t'i evakuojë nga fusha e betejës. Ndërsa më 26 korrik 1998
pas sulmit mbi Junik dhe mbrojtjes së suksesshme vazhdojnë betejat e
përgjakshme për cdo pëllëmbë tokë dhe cdo plis shqiptar.
Brigada e lavdishme 131, arrin që të përforcohet me djelmosha trima të
Junikut, Jasiqit, Gjocajve, Gacaferrajve e të tjerë në luftimet frontale të
zhvilluara me 9 gusht 1998 në Oplanz, palës serbe t'i shkaktojë 17 ushtarë
dhe dy eprorë të vrarë. Po atë ditë në mënyrë heroike bien edhe trimat e
parë të kësaj brigade, Avdyl (Ali) Jasiqi, Skënder Gacaferri e Arif Gjoca.
Ndërsa vetëm dy ditë më vonë do të vazhdojnë luftimet në Badre, ku po kjo
brigadë realizon aksion pa pasur asnjë humbje, ndërkohë që vriten katër
ushtarë dhe një epror nga pala e armikut.
Në analet e kësaj Brigade të lavdishme gjithësesi do të shënohet vetëmohimi
i treguar nga Agim Ramadani me shokë, të udhëhequr nga komandanti Rrustem
Berisha me 14 gusht 1998, në momentin kur edhe fillon tërheqja e Junikut,
duke mbështetur të plagosurit dhe popullatën civile. Pas kthimit në bazë,
Agimi fillon punën e palodhshme në ngritjen dhe përgatitjen e strukturave
komanduese për luftë të mëtejshme mbi parimet themelore të një organizimi
profesional të një ushtrie clirimtare, kur në radhët tona, pos luftëtarëve
nga Kosova, na u bashkuan edhe luftëtarë patriotë nga Maqedonia, Shqipëria,
Mali i Zi, Presheva e Bujanovci, por edhe nga Camëria.
Kanë mbetur të paharruara dy prosi të komandantit legjendar:E para se ne
duhet të punojmë aq shumë me ushtarët tanë, sa të dukemi më inferiorë para
tyre dhe e dyta, se ne duket punuar pa ndërprerë duhet harruar se mund të
na godasë ndonjë plumb që kushton vetëm pesë pfening. Sepse, derisa plumbi
kryen punën e vet, edhe ne duhet të kryejmë punën tonë.
Bashkëluftëtarët, edhe sot e kësaj dite kujtojnë një akt trimërie të
Agimit, kur së bashku me vetëm 5 luftëtarë me 15 shtator të vitit të kaluar
ndërmarrin një aksion të rrufeshëm mbi bjeshkët e Junikut mbi forcat e
dislokuara serbe dhe kur armikut i shkaktohen me dhjetëra të vrarë si edhe
në rastin e luftimeve në bjeshkët e Gjeravicës me 15 shtator, kur vriten 40
ushtarë serbë dhe tre ushtarakë të lartë. Ndërkohë, që njësiti
anti-terrorist siguron familjet e strehuara në këtë regjion. Në aksionin e
grupit të bashkuar anti-terrorist të UCK-së në aksionin e kombinuar
"Feniks" shkatërrohen edhe dy makina luftarake dhe vriten rreth 25
paramilitarë serbë.
Me iniciativën e shtabit formohet Grupi Operativ GO-3, ku Agim Ramadani
emërohet në detyrën e kryeshefit për kryerjen e operacionit luftarak kundër
forcave ushtarake serbe. Në një aksion të organizuar ushtarak përcka u bën
përkatëse vëzhgimi u arrit marrja e dy pikave kyce strategjike që i kushtoi
ushtrisë serbe me qindra të vrarë, ndër ta edhe dhjetëra oficerë të lartë e
paramilitarë. Këtë luftë të barabartë Agimi me disa bashkëluftërtarë duke
treguar një heroizëm të pashoq bien në altarin e lirisë, duke e larë me
gjakun e tyre të njomë.
Agimi bie heroikisht duke mos u ndarë nga vija e parë e frontit, sepse
ishte i vetëdijshëm se ajo duhej carë me cdo kusht, pavarësisht nga cmimi i
lartë që duhej paguar, derisa pala serbe zhvillonte një barbarizëm
primitiv ndaj popullatës civile, duke e masakruar apo zhvendosur atë nga
vatrat shekullore.
Nderi dheLavdia e përjetshme do të mbulojnë komandantin legjendar Agim
Ramadani, ideali i të cilit si edhe i shumë brezave tanë nuk do të vdesë
asnjëherë, me shpresë se së shpejti do të rilindë si Feniksi në gjirin e
Kosovës martire edhe atëherë kur do kremtojnë dasmën kosovare së bashku me
trashëgimtarët e Agim Ramadanit

jasiqi

Numri i postimeve: 2
Points: 2
Registration date: 30/10/2009

Re: Agim Ramadani

Mesazh nga jasiqi prej Fri Oct 30, 2009 4:17 pm

ju pershedes te gjithve kjo asht nje e veret per punen e pa lodhsheme dhe profesjonale te AGIM RAMADANIT edhe per betejen e zharres ku nga pushka e AVDYLIT u vra majori serb edhe disa oficer serb ku bashka me AVDYLIN ka qen edhe nje luftetar nga shkupi SABRI HALIMI i plagosur ne ate betej kur u vra AVDYLI

jasiqi

Numri i postimeve: 2
Points: 2
Registration date: 30/10/2009

Re: Agim Ramadani

Mesazh nga jasiqi prej Fri Oct 30, 2009 9:47 pm

Artikulli është i bazuar në ngjarjen e 28 korrikut të vitit 1998. Kjo ngjarje pikrisht shenon edhe më deshmoret e parë te brigades 138. Ngjarja e shkruar më posht është plotesisht e sakt, ku mund të argumentohet edhe më fakte dhe dëshmi të pa tundshme. Ky artikull do të mund të jap një pasqyrim edhe më të qart të veprimtaris së uçk-ës në krye me Komandantin Legjendar Agim Ramadani si dhe të djemve të këtyre viseve që dhan jetën për tokën e mëmdheut dhe asnjeher nuk u degjua për ta.

Agim Ramadani hyri në Kosovë në qershor të vitit 1998. Agimi së bashku me Rrustem Berishen dhe një grup prej tre ushtarësh u vendos në fshatin Jasiq. Jasiq dhe Gjocaj janë fshatra malore që shtrihen në pjesën perendimore të Junikut, aty shënon edhe fillimin e vargmaleve me alpet Shqipëtare që lidhet me majen më të lartë Gjeravicen në Jug, ndërsa ne veriperëndim me majen e Shkelzenit (përtej kufifirt Shqipëtaro-Shqipëtar). Ndërsa Brigada 131 që kishte hyrë në krye me Tahir Zemen dhe Sali Qekun vazhduan rrugën për tu vendosur më von në Prapaqan (Komuna e Deçanit). Agimi dhe Rrustemi në këto dy fshatra gjetën djem që kishin dhën sprovën për luftë. Si rast i veçant ishte mbrojtja e Junikut dhe vënja nën kontroll e Junikut nga Ushtria Çlrimtare e Kosovës. Si dhe shum luftime të zhvilluara nga këta djem. Por vlen të theksohet se mungonte një organizim ushtarak. Këtë organizim e sjell pa dyshim Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Agimi çdo dit merrej me: stërvitje, inspektime të pikave që mbanin djemt e këtyre fshatrave. Duke u gjendur çdo dite pran tyre dhe duke e njohur çdo ditë e më shumë terenin, Agimi arriti që me këta djem të krijojë njësinë speciale "Kobrat"ku udheheqes i keti grupi u caktua Avdyl jasiqi. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe është ndodh më 28 Korrik 1998. Ku forcat speciale të SAITIT të Nishit hyn në Zharre të fshatit jasiq me njësi të blinduara. Në një numër rreth 250-300 ushtarë dhe paramilitarë serb. Forcat serbe u ndeshën për herë të parë me njësitet e UÇK-ës rreth orës 2-3 të mëngjesit. Pikrisht në kohen kur bëhej ndrrimi i ushtarëve të uçk-ës. Ushtria dhe parmilitaret Serb duke e humbur një rast nga taktika që kishin kordinuar me tradhtaret shqiptar. Situat filloj të ju dal nga kontrolli. Kështu njesit vëzhguese serbe provojn krahun tjeter, atë te Gunocit. Njësit vëzhguese Serbe duke vëzhguar dhe duke dhën kordinatat afrohen afër pikës së Gunocit(mbi fshatin jasiq) aty nga pjestarët e UÇK-ës plagosen në përleshjen disa ushtarë serb. Serbet lën pas dokumente të rëndësishme. Pika tjetër në fshatin Gjocaj që quhej pika e Kumarecit ku gjindeshin grupi tjeter i UÇK-ës. Pa humbur koh duke siguruar bazën me disa ushtarë të pjekur, për arsye se pika ishte si çati për Junikun dhe për mbrojtjen e popullsis civile nga masakrimet. Duke bere këtë ndarje të detyrav ( Ushtaret që ishin në këtë pik: Komandat Hoxha (Xhezir Shaqiri), Sabri dhe Shem Halimi (nga Shkupi), Avdyl dhe Brahim Alia(nga Jasiqi), Sokoli nga Tropoja, ndersa Xhem Ganija, Valdet Ganija, Ismet Maloku, Dem Maloku, Arif Maloku, Jah Ukshini, MIftar Ganija (ishin nga fshati Gjocaj)) para tyre me flamur të bardh shfaqen disa familje ku mund ti veçojm: Sadik Miroci nga Juniku me familje, Zenun Gjoci me familje dhe Selim Shehu nga Kosharja te cilet ishin te armes pa fije turpi kaluan nepermjet pozicioneve të ushtris serbe duke mos kujtuar se këta djem do të shkruanin historin në ate dit dhe per jet e mot edhe nder shekuj do të kujtoheshin kurse keta të turpruar kok ulur kaluan para trimave që ishin një numer simbolik. Por, në zhvillim e sipër të betejes do shfaqeshin në çdo gur në çdo shkëm dhe do ti shkaktonin humbje të mëdha armikut dhe do ta kthenin mbrapa duke ruajtur nderin e maleve dhe krenarin prej Malsori. Grupi nga Kumareci ndërmer një kundër sulm duke u futur me katër ushtar mu në mes të lendinës së quajtur Zharre. Ku forcat Serbe ishin të bindura nga pervoja e më hershme se askush nuk kundersulmon dhe endeshin lirshëm. Ndërsa grupi tjetër prej pesë ushtarëve futet në pjesën e prapme të Zharrës, për të bllokuar rrugën që furnizonte forcat Serbe. Në anën tjetër njësiti i UÇK-ës i pozicionuar në Gunoc kishte lëshuar pozicionin dhe ishte futur në afërsi të forcav Serbe. Kështu që granatimi më armë të rënda bie. Ushtarët e UÇK-ës rreth orës 2 pas dite arritën që të paralizonin artilerin Serbe. Avancimi i forcave Serbe për të thyer rezistencen e shqiptarve në këto male u ndal. Ushtarët Shqipëtar që pjesa më e madhe ishin nga fshati Gjocaj e Jasiq të ndihmuar nga disa djem të: Gacaferrit, Maqedonis dhe në keto forca kishte edhe nga Tropoja. Kishin filluar të bënin luftë në afërsi. Njësiti nga Gunoci ishte pozicionuar afer. Kurse nga prap dhe mu në mes të lendinës po sulmonin fuqishem ushtaret shqiptar sa të lihej përshtypja se ishin një mi e jo vëtëm një grup i vogël. Të ndihmuar edhe nga mesi dhe pjesa përball që sulmonin pa ndërpërer. Mbërëmja afrohej kurse forcave serbe ju kishte ndërpërer furnizimi. Të plagosurit Serb qanin dhe shanin. Të gjith luftëtarët Shqiptarë ndegjonin këtë edhe pse deri në këtë kohe nga mengjezi, nga bombardimet e pa kontrolluara kishin vdekur edhe dy persona njëri në fshatin Gjocaj(Mus Ali Ganija) dhe një në Jasiq. Kurse nga ushtaret Shqiptar kishte rënë: Arif Gjoci, Shkelzen Gacaferri. Zhkelzeni dhe Arifi u vran duke ju vën nga pas ushtareve të plagosur Serbë që po terhiqeshin dhe u vran në luftime të afërta. Ndërsa rënd në doren e djatht ishte plagosur i riu Qerim Gjoci(kishte humbur doren e djathtë në perleshje në afërsi me forcat Serbe) dhe plagë të leht kishte marr Arif Maloki(Gjocaj)(gjat kryerjës se një aksioni të sukësesëshem me Xhem Ganin po ashtu nga fshati Gjocaj dhe mu në mes të lendines se Zharrës dhe duke len dy ushtarak serb të vrar në këtë grup ishin poashtu Ibrahim Jasiqi vellau i deshmorit Avdyl Jasiqi si dhe nje Malsor nga Tropoja me emerin Sokol). Pas rënjës së territ ushtaret Shqiptar me jehonen e maleve që buqiste nga detonimet e fuqishme dhe nga bresherit e pa ndalshme, vazhdonin kunërsulmin si rrug e vetëme për të mbrojtur familjet nga masakrimet. Sa deshmitaret që e kan parë këtë nga rrafshi, konkretisht nga Juniku. Tregojn se plumbat ne mbëremje shiheshin sikur të ishte shi që bi pa ndërpërer. Luftimet vazhdojn deri në mës natë rreth orës 12-01 pm/am. Ushtaret Shqiptar që kishin hyrë në mes të forcav Serbe asnjëri nuk dinte për grupin tjëtër por një mrekulli qëndronte, sepse çdo njëri nga grupet kishte dal fitimtar. Grupi që kishte zën pozitën për të bllokuar furnizimin e forcav Serbe, sulmonte nga prapa jo vëtëm që mbronte. Forcat Serbe pas humbjevë të mëdha filluan të tërhiqen duke lën edhe ushtaret e vetë në pozicione. Në këtë bete shum pak të njohur nga mediat dhe njerzit por shum e fuqishme në realitet. Fuqin e kësaj bete e forcon fakti i mbetjes së kater eprorve serb në këtë bete, me doemos ja vlen të ceket mbetja e një majori të lart serb nga pushka e deshmorit të Kombit Avdyl Ali Jasiqit. Bashkë më të mbesin edhe dokumente që tregonin deshmi dhe fakte për përdorimin e drogës, përdorimin e ingjeksioneve si dhe nënqmimi që u behej Shqiptarve. Forcat Serbe lan pas armë dhe ushtar të vetë të vrarë. Nga Grupi që kishtë sulmuar nga pas dhe mbrojtur mund të identifikoj këta përsona: Shemën dhe Sabrin nga Shkupi, Ismet Malokun dhe Miftar Ganija(djalosh 17 vjeçar që luftoi pa u dallaur nga mosha)nga fshati Gjocaj dhe Avdyl Ali Jasiqi. Nga ky grup që mbrote rrugen e Zharres ishin ndare tre me dy që të fusnin rrugen në gërshër. Pasi forcat Serbe versulën të gjithë për mbi ta. Zhivillohet një luftim aq i afërt ku Sabriu nga Shkupi dhe Avdyl Jasiqi kalojn në pjesën e poshtme të kroi i Zharres aty para se te kalonin ne pjsen e poshtme. Ku dëshmori i kombit Avdyl Jasiqi merr një plag ne gishtin e këmbës dhe kjo ishte plaga e dytë. Plagen e parë e kishte marrë në kokë dy jav me par ne kufi gjat furnizimit për uçk-ën, më të ishte edhe Qamil Jasiqi. Avdyli Akoma e mbante të lidhur me vasha por po thuajse në fundë të betejës së fituar mbeti i vdekur nga një min, kurse sabriu mbetët i plagosur dhe vazhdon të qëndroj për mbi Batush për rreth 14 dit pa ngrën e pa pirë. Ushtria çlirimtare në atë kohe e kishte lajmruar si te mbetur në betejën e Zharres. Kështu kjo bete e fituar ishte sukses i Komandat Agimit dhe pas kësaj beteje që la pas shum të vrar dhe të plagosur Agimi bashk me Rrustem Berishen qendruan dhe u lidhen edhe me tej më djemet e kësaj ane ku edhe vazhduan luften dhe pergaditjet gjer në fund të çlirimit përfundimtar të atëdheut duke shkaktuar edhe më teje dëme dhe duke qen i pari që pas 50 viteve të hek kufirin shqiptaro- Shqiptar. Kjo bete e cekur daton edhe fillimin e betejav të mëdha gjë që fillon edhe më dëshmoret e pare të brigadës 138 qe pas rënies se komandat Agimit. Brigada 138 merr emerin e ti.
  • Posto temë të re
  • Përgjigju temës

Ora është Tue Nov 24, 2009 8:02 pm